AKTUALITET, 26 Korrik 2021, 13:50

Delta në Shqipëri, Silva Bino: Gjashtë prej të infektuarve ishin të vaksinuar

Delta në Shqipëri, Silva Bino: Gjashtë prej të infektuarve

Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe eksperte e vaksinimit në vendin tonë, thotë se në Shqipëri ka disa raste të infektimit me versionin Delta të koronavirusit, ndërsa shton se gjashtë prej tyre kanë qenë të vaksinuar.

Bino ka shpjeguar se këto gjashtë raste i kanë bërë vaksinat jashtë vendit ndërsa thekson se ka pasur me dozat Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac.

“Janë gjashtë raste të cilët kanë qenë të vaksinuar, dy raste kanë lidhje me udhëtimin në Angli. Kanë qenë të vaksinuar me AstraZeneca në prill në Mbretërinë e Bashkuar.

Dy të tjerë kanë qenë të vaksinuar në Gjermani me Pfizer, nuk kishin krijuar mbrojtje dhe dy të tjerët kanë qenë me Coronavac. Ajo çka vihet re është se në spitale po rritet numri i të rinjve, por nuk po ndodh tek ne”, tha Bino.

Bino: Ne kemi pasur strategjinë tonë. Planifikimi për një dozë të tretë jo vetëm për Coronavax por edhe për vaksinat e tjera po merret në konsideratë.

Po shikohet dhe në bazë të studimeve të ndryshme do të veprojmë.

Testi i antikorpeve nuk është diçka që sugjerohet. Metodologjitë e kundërtrupave, mund të japin. Qytetarët të vaksinohen dhe të ruhen të mos matin antitrupat.