AKTUALITET, 26 Korrik 2021, 13:22

“Delta” në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve: Nuk do të ndryshojnë masat

“Delta” në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve: Nuk do

Komiteti Teknik i Ekspertëve, në mbledhjen e kësaj të hëne vendosi që masat e vendosura në vend të mos ndryshojnë.

“Siç u bë i qartë, u vu re që ka një numër në rritje të rasteve.

Shtrimi në spital mbetet në nivele të qëndrueshme, ajo çka është më e rëndësishme është që numri i rasteve të shtruara të sëmurëve rëndë, janë persona që nuk janë vaksinuar. Rastet po rriten në komunitetin që mbeten të pavaksinuar.

Duke u mbështetur në këtë situatë, Komiteti Teknik i Ekspertëve mendon që edhe pse në Shqipëri është vërtetuar prezenca e variantit Delta mbrojtja është njësoj dhe niveli i masave nuk ndryshojnë.

Masat do të jenë po të njëjta”, tha Rakacolli.