AKTUALITET, 26 Korrik 2021, 13:06

Kosova fiton medaljen e dytë të artë Olimpike, Basha dhe Rama urojnë Nora Gjakovën: Yll, bravo!

Kosova fiton medaljen e dytë të artë Olimpike, Basha dhe Rama

Teksa Kosova ka siguruar sot medaljen e dytë të artë në Lojrat Olimpike të Tokios, pasi ka shkëlqyer me një tjetër xhudiste, Nora Gjakove, një urim ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në përmjet një postimi në Facebook, Rama i thotë “bravo” xhudistes kosovare.

“YLL Bravo Bravo Bravo #noragjakova #KampioneOlimpike #RESPEKT ” shkrua Rama.

Ndërkohë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha me anë të një postimi në Twitter, ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë.

“Gëzojmë për medalisten e artë Nora Gjakovën dhe për Kosovën sepse ky nuk është vetëm një sport por një shtet që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare dhe na nderon të gjithëve! Historike! ” shkruan Basha.

Nora Gjakova fitoi medaljen e artën në kategorinë 57 kilogramë.

Gjakova në finale u ndesh me francezen Sarah Leoine Cysiquen, të cilën e mposhti jo me pak vështirësi.