AKTUALITET, 26 Korrik 2021, 14:41

“Më zuri gjumi”, me pranga në duar, ky është shoferi që shkaktoi tragjedinë me 10 viktima në Kroaci


Shoferi i autobusit që shkaktoi dje aksidentin tragjik në Kroaci me pranga në duar është dërguar sot prokurori. Ai do të merret në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit dhe më do të merret vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurave.

Pra, do të vendoset nëse do të lirohet apo do të mbetet në paraburgim. Pamjet e publikuara nga mediat kroate, tregojnë momentin kur shoferit del nga vetura e policisë kroate dhe drejtohet për tek prokurori.

Ai dje pranoi se për një moment e kishte zënë gjumi mbi timon duke shkaktuar tragjedinë me 10 viktima.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie./Express/