AKTUALITET, 14 October 2026, 12:01

Tensionohet situata/ Të rinjtë shkulin gurët nga trotuari, godasin Ministrinë dhe forcat e rendit! Të maskuar, shqyejnë dhe hapin derën

Tensionohet situata/ Të rinjtë shkulin gurët nga trotuari,

Protesta e studentëve edhe sot është përshkallëzuar, teksa u mblodhën më herët sesa kishin lajmëruar para ministrisë së Arsimit.

Menjëherë filluan të shkulin kangjellat dhe të shkulin gurët e trotuarit para ministrisë me të cilat goditën godinën e ministrisë dhe Forcat e rendit që ishin në oborrin e ministrisë.

Një grup protestuesish të maskuar kanë arritur të shqyejnë dhe të hapin derën e Ministrisë Arsimit duke e sulmuar me kangjella.