TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas mediave greke, “piloti që u vra të enjten kur avioni i tij u rrëzua në Egjeun qendror, u identifikua nga Forca Ajrore Helenike si kapiteni Giorgos Baltadoros. Baltadoros ishte duke shërbyer në Skuadrën e Forcave Ajrore 331 në Tanagra.
Burimet nga Ministria greke e Mbrojtjes thanë se avioni model “Mirage 2000-5” ishte një nga dy avionët grekë në një mision për të kapur avionët turq në Egje më herët gjatë ditës”, shkruan “Ekathimerini”, raporton “Panorama”.
Avioni u rrëzua në det, rreth dhjetë kilometra në verilindje nga brigjet e ishullit Skyros.
Nuk është dhënë asnjë informacion për shkakun e mundshëm të rrëzimit, raportojnë mediat greke.
Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos shkroi në Twitter: “hero … i cili ra në luftën për të mbrojtur sovranitetin tonë kombëtar dhe integritetin territorial”.
Një komision është ngritur për të hetuar aksidentin.