TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë, është identifikuar si shtetasi Elson Murataj.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Por Murataj është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2012 ai ka plagosur me armë zjarri shtetasin A.Harokun, plagosje e cila kishte ndodhur padashje.
Ai u arrestua një vit më vonë dhe u dënua vetëm për armë mbajtje pa leje pasi rasti u konsiderua aksidental.
Ndërkohë edhe në 2014 është arrestuar, pasi ka qenë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.