AKTUALITET, 21 Prill 2019, 16:01

Aksidenti në Fier, arrin në katër numri i të plagosurve, një në gjendje të rëndë

Aksidenti në Fier, arrin në katër numri i të plagosurve,


Dy automjete janë përplasur në segmentin rrugor Levan-Fier.

Automjetet njëri tip ‘Benz’ dhe tjetri tip’Toyota’ janë janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve një është në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Si pasojë e përplasjes është shkaktuar trafik i rënduar në këtë segment rrugor.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur dhe në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.