TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari, Gazmend Bugalli i cili kishte ndrydhur edhe kaviljen është nxjerrë me helikopter nga kanioni. Mësohet se 42-vjeçari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë.
42-vjeçari kishte shkuar së bashku me 4 miqtë e tij për ngjitje në kanionet e Erzenit, ku edhe u aksidentua duke ndrydhur kaviljen e këmbës. 4 miqtë e tij arritën të largoheshin në këmbë ndërsa për të ishte e pamundur ndërhyrja nga toka, për shkak të terrenit të vështirë.