AKTUALITET, 21 Prill 2019, 18:15

“Tirana e sotme është e mbindërtuar”, Veliaj thyen rekord, për dy vite jep 313 leje ndërtimi (VIDEO)


Erion Veliaj në fushatën për zgjedhjet lokale në vitin 2015 shprehej se nëse kryebashkiak do të zgjidhej ai, do të anuloheshin të gjitha lejet e ndërtimit në Tiranë, dhe do jepeshin sa më larg qendrës.

Por pas katër vitesh të gjithë e dimë se si është situata, ku fatkeqësisht nga premtimi për 0 ndërtime, Veliaj kaloi në krahun tjetër ekstrem duke u bërë një ndër kryebashkiakët që ka dhënë më shumë leje ndërtimi.

Në videon e mëposhtme të publikuar nga Nisma Thurje keni me zë dhe figurë se si ai shprehej para se të bëhej kryetar dhe realitetin si është sot.

Ndërkohë që në statistikat e mëposhtme, të marra nga INSTAT, në dy vite janë dhënë 313 leje ndërtimi nga viti 2016 deri në 2018.