TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup prej pesë personash kanë mbetur të bllokuar sot prej të paktën tri orësh në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit. Në një telefonatë për “BalkanWeb” një nga personat e mbetur të bllokuar tha se së bashku me miqtë e tij kishin shkuar për ngjitje, kur njëri nga ata ndrydhi këmbën.
Urgjenca mjekësore dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërkohë ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Pritet ndërhyrja e zjarrfikëses.
Personi që ndrydhi kaviljen mësohet të jetë 42- vjeçari, Gazmend Bugalli, i cili raportohet të jetë në gjendje të rënduar.
“Po na mbaron bateria. Është e vështirë lëvizja me barrelë e të sëmurit.”, u shpreh në telefonatë, një nga anëtarët e grupit të mbetur të bllokuar. Ai tha se po i mbarojnë edhe lëngjet e marra me vete, ndërsa kërkoi që të bëhet ndërhyrja nga ajri për faktin që është e vështirë lëvizja me barrelë e të sëmurit.