AKTUALITET, 21 Prill 2019, 18:56

LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë

LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë


Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur para pak minutash në Tiranë, në zonën e Mëzezit.

Një 26-vjeçar është plagosur në armë zjarri në këmbë. Mësohet se i riu menjëherë pas plagosjes ka shkuar për ndihmë mjeksore.

Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta, ndërsa i riu raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.