TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtëna me armë në kryeqytet. Fillimisht një qytetar informoi “BalkanWeb” se ka pasur të shtëna me armë në rrugën e “Dibrës” pranë QSUT-së dhe forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.
Nuk ka persona të lënduar. Mësohet se është qëlluar me armë zjarri mes 2 makinash në lëvizje. Policia po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur armët.
Po kështu janë ngritur postblloqe për evidentimin e personave të dyshimtë.
Të shtënat kanë shkaktuar panik tek qytetarët duke qenë një zonë me lëvizje të shumta edhe në orët e darkës. Policia nuk ka reaguar ende zyrtarisht për ngjarjen.