TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mbledhjes me partitë aleate, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komunikuar për mediat vendimin e opozitës së bashkuar. Protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës, tha Basha.
"Sot të gjithë e panë se si Rama i hoqi të drejtën për të folur opozitës.
Edi Rama ka tani një parlament privat për të shkatërruar interesat personale, ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës ku është vendi.
Prandaj ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Ditën e shtunë do të mbledhim këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore, po kështu do të veprojnë edhe aleatët. Ne do të bëjmë gjithçka për të larguar 1 orë e më parë Edi Ramën", u shpreh Basha.
