AKTUALITET, 16 Janar 2019, 18:48

Drogë dhe armë brenda banesës, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari

Drogë dhe armë brenda banesës, arrestohet në flagrancë

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike të llojit kanabis.

Sipas njoftimit të Policisë, përmes një operacioni të quajtur “Home”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike dhe kapjen në flagrancë të 26-vjecarit të dyshuar si posedues i saj.

Gjithashtu, gjatë kontollit Policia ka sekuestruar edhe dy armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë i ati i tij.

Deklarata e Policisë:

Vlorë

Operacioni “Home”, sekuestrohen 30 kg kanabis, 1 në pranga

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Vlorë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizoi operacionin, mbi bazën e të cilit, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të fshatit Llakatund u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën në flagrancë një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike.

Në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.