TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ka komentuar përplasjet mes Kryeministrisë dhe Presidencës.
Bushati u shpreh se forma e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama është një formë ‘Erdoganizmi”, që i jep fund meritokracisë.
Bushati teksa vuri në dukje rolin e Presidentit, Ilir Meta, u shpreh se mosdekretimi i kandidaturave të Ramës, ishte një mënyrë për t’i dhënë fund mungesës së meritokracisë.
“Përtej ligjit sot ka një pyetje a i duhet lënë hapësirë një kryeministri që nuk respekton votën. Kjo më shumë ngjan me një Erdoganizëm, se merr dhëndrrin e tij dhe e vë ministër. Këto lloj politika që zhdukin meritokracinë duhet t’i jepen fund. Të thosha do ta bëjë me dashuri, se them dot se, dashuria mes tyre ka mbaruar”, u shpreh ai.