TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që pas arrestimit të trafikantit të drogës dhe biznesmenit Edmond Bego në Greqi, Partia Demokratike ka pyetur disa herë Taulant Ballën nëse ka njohje me këtë person. Përgjigjen e ka marrë sot, kur Taulant Balla pranoi njohjen familjare me Begon, të cilin e përshkruan si një njeri të thjeshtë dhe me një familje të shkëlqyer.
“Personin në fjalë e njoh. Njoh bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët, nxënës të shkëlqyer, moshatarë me tim bir. Kurrë nuk iu është ofruar mburojë nga ligji. Përgjigjen më të mirë e dha policia dje.
Unë e di se për shumë shqiptërë në kufinj bëhet veriikimi i të shkuarës së tyre në lidhje me dënime dhe kjo është diçka normale.
Por në këtë proces është e rëndësishme të hiqet dorë nga njerëz të thjeshtë, për përdorim të njërit krah kundër krahut tjetër.
Kjo është pjesë e Babales, Seria 3, se është e qartë se personi në fjalë nuk është në kërkim nga asnjë prej shërbimeve.
Konventat ndërkombëtare parashikojnë 40 ditë kohë dhe kur të dalë ju mund ta pyesni vetë.
Dhe për mediat, nuk mund të bëhet i njëjti lajm për personin si kur e ka kryer, si pasi e ka kryer veprën penale” u shpreh Balla.