AKTUALITET, 21 Gusht 2018, 11:32

I jepet lamtumira e fundit Admir Bokrinës, 32 vjeçarit që humbi jetën në urën e Xhenovës

Admir Bokrina, 32 vjeçari që humbi jetën gjatë shembjes së urës në Xhenova, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit në vendin e tij të lindjes, Shkodër.

Bokrina ndodhej në Itali që prej vitit 2000 dhe ishte martuar tre vite më parë. Fatëkeqësisht ai është gjendur në urën Morandi, në Xhenova, në momentin kur ajo është shembur.