TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan - Fier, ku kanë mbetur të plagosur katër persona dhe ka vdekur një grua shtatëzënë, pasagjere në mjetin tip Audi.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin, duke shkaktuar aksidentin e rëndë. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë.
Viktima është një 27 vjeçare shtatëzanë e quajtur Majlinda Troka.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
/TPZ.AL/