TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që nuk e dimë se çfarë hamë, kjo është pak por e sigurtë, ama me një testues të thjeshtë ushqimesh mund ta krijoni paksa idenë se çfarë po konsumoni.
Nëse u gjendet një testues i thjeshtë nitrati, mund të kuptoni se sa bio janë frutat dhe perimet në tryezën tuaj.
Nitrati përdoret si pleh artificial, si konservues dhe për prodhimin e ngjyrave, ilaçeve, eksplozivit, e me radhë, por përdorimi i tij me shumicë mund të metabolizohet në produkte kancerogjene. Fotot më poshtë janë rezultat i një eksperimenti të kryer për frutat që shiten në Tiranë.


. 
Pra, produktet me përbajtje të lartë apo të tepruar të nitatit shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore si kanceri apo diabeti.
Një qytetar nga Tirana, ka kryer testin e nitratit tek shalqini, patatja, patëllxhani, bananja, pjepri dhe panxhari, ku niveli i nitratit është në shifra alarmante.
E.Konçi shkruan për Jeta osh qef:
Kujdes nga nitrati,është kancerogjen! (mall i blerë te pazari i ri).Karrota, domatja, trangulli, speci, molla, rrushi, fiku, dardha( të vëndit) per momentin kanë dal ne rregull. Zgjidhje tjetër janë produktet e jashtme që s’kanë shijen e këtyre të vendit por nivelin e nitratit e kanë të kontrolluar.”
E para, ku është AKU-ja? Dhe e dyta, këto produkte janë blerë tek Pazari i Ri, i shumë propaganduar nga kryebashkiaku Veliaj, pra produktet e blera tek fshatarët në rrugë kanë potencial të jenë më të shëndetshme se sa këto të fasadës së bukur…/Joq