TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Fier. Për pasojë ka humbur jetën një grua 27 vjeçare, shtatëzënë. Mësohet se viktima është Majlinda Troka.
Në këtë aksident ka patur edhe të plagosur, mes të cilëve fëmijë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur qafa e Koshovicës dhe janë përplasur dy automjete tip Benz dhe Audi.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
/TPZ.AL/