TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac janë vënë prej disa ditësh nën mbrojtje nga policia angleze, përtej rojeve të sigurisë private që kanë punësuar dy futbollistët. Shkak është bërë ai incident i disa ditëve më parë kur të dy u sulmuan nga banda të armatosura që donin t’i grabitnin.
Ngjarja bëri shumë bujë, por po aq bujë bëri fakti se Arsenali i la jashtë dy lojtarët duke konfirmuar se ishte për çështje sigurie. Me sa duket, banda e armatosur në fjalë kishte vazhduar me kërcënimet ndaj dy lojtarëve të cilët u “blinduan” në shtëpitë e tyre.
Sot, polica angleze ka bërë të ditur se ka arrestuar 2 nga pjesëtarët e bandës që kërcënonte lojtarët. Ferhat Erçan dhe Salaman Ekinçi, janë dy personat e arrestuar nga policia, të cilët akuzohen se janë pjesë e grabitjes së armatosur dhe kanë vazhduar me kërcënimet ndaj futbollistit edhe në ditët e kaluara.