AKTUALITET, 12 Tetor 2019, 12:33

Tallava dhe kokainë, kapet 25 vjeçari në Durrës

Tallava dhe kokainë, kapet 25 vjeçari në Durrës


Një 25- vjeçar është arrestuar në një lokal tallavaje pasi iu gjetën disa doza kokainë. Nga informacionet e banorëve se në lokalet e Shkozetit shpërndahej dhe konsumohej lëndë narkotike, policia kontrolloi të gjithë zonën.

25- vjeçari E.K. po konsumonte kokainë pasi iu zbulua edhe një kapak metalik me mbetje të kokainës e kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar.

Pronari i lokalit S.M., 27 vjeç me banim në Durrës, do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, ku personi E.K. do të dënohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.