AKTUALITET, 25 Dhjetor 2018, 09:35

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë lindjen e Krishtit

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë lindjen e

Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

Pas darkës familjare, besimtarët katolikë me qirinj në duar i janë drejtuar Katedrales së “Shën Palit”, ku kanë pritur mes lutjesh mbërritjen e mesnatës që shënon 25-dhjetorin e shenjtë për ta, lindjen e Birit të Zotit. Besimtarët shkëmbyen urime për më shumë paqe, lumturi dhe harmoni.

Mesha u drejtua nga Imzot Xhorxh Frendo, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dashuri dhe mirësi.

“Me mishërimin e birit të vet zhduku errësirat e botës dhe lindjen e tij të lume e shndriti këtë natë. Ai zhduktë prej jush errësirat e veseve dhe ndriçoftë zemrat tuaja me dritën e virtyteve. Hyji ju mbushtë dhe ju me gëzimin e vet dhe ju bëftë lajmëtarë të ungjillit të vet. Ju pajistë me dhuratën e paqes së vet dhe të vullnetit të mirë. Gëzuar Krishtlindjet!,” u shpreh ai.

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë po zhvillohet mesha për besimtarët, dhe po drejtohet nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.