TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka ripërsëritur faktin se Beogradi është i gatshëm dhe do të vijojë me dialogun vetëm kur Prishtina të heqë taksën.
Në fjalën e saj kryeministrja thekson se kjo taksë e ka kthyer të gjithë rajonin 50 hapa prapa. Në një intervistë për mediat serbe, Brnabiç ka thënë se ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet. Parakushti për çdo përparim ekonomik është paqja dhe stabiliteti rajonal.
Ajo ka komentuar dhe deklaratën e zëdhënësit të KFOR-it, Vincennes Gras, se Njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk kanë obligim që t’i kërkojnë dikujt leje për të ardhur në veri të Kosovës.
Shefja e qeverisë serbe gjithashtu ka theksuar se mbështet deklaratën e ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç që KFOR-i duhet të na japë një manual çfarë mund, ose ç’ka nuk mund të bëjnë.
Ndërsa kur është fjala për letrën që presidenti Donald Trump, i dërgoi presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiçq, Brnabiç thotë se është e befasuar.