TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekzistojnë disa pyetje që askush nuk duhet ti bëjë, të tipit:
Çfarë bën ky buton i kuq? "
"Çfarë thonë njerëzit për mua?"
"A besoni në Santa Claus?"
Tani ne të gjithë e dimë se Santa Claus ekziston. Por për ndonjë arsye, presidenti amerikan hodhi dyshim mbi këtë, kur foli me një fëmijë në prag të Krishtlindjes.
Skena ndodhi në dhomën e ngrënies së presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump dhe gruaja e tij Melania po merrnin thirrje nga fëmijët amerikanë, teksa çifti ishte ulur përkrah njëri-tjetrit nën dy pemë të Krishtlindjeve.
Të gjithë fëmijët që telefonoheshin kishin shkruar tek Norad, agjencia qeveritare që gjurmon lëvizjet e Santas në mbarë botën për Krishtlindje (agjenci që ende funksionon pavarësisht nga mbyllja e pjesshme e qeverisë).
Disa nga këta fëmijë u telefonuan nga Trump dhe gruaja e tij, dhe në sajë të raportimit të gazetarit Kevin Diaz, ne dimë pak nga ajo çfarë ka thënë Presidenti në këto biseda.
Kështu Diaz raportoi:
Trump komunikon me një fëmijë me emrin Coleman: "Përshëndetje, ti je Coleman? Gëzuar Krishtlindjet, si jeni, sa vjeç jeni? Shkoni mirë në shkollë? A besoni ende në Santa?
Pamjet e incidentit që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zotin Trump që pastaj i thotë djalit:
"Sepse në moshën 7 vjeçare, kjo është e parëndësishme apo jo? "
Përgjigjia e Coleman nuk është e qartë.
Dhe as nuk është e qartë pse Z. Trump e bëri këtë pyetje të veçantë, sepse sigurisht, Santa ekziston përtej mosmarrëveshjeve.