AKTUALITET, 25 Dhjetor 2018, 11:44

Polici plagos me armë kolegun në Fier

Polici plagos me armë kolegun në Fier

Kanë nisur hetimet për rojën private që plagosi me armë në ambientet e zyrës kolegun e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në Fier, në ambientet e zyrave të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike.

Sipas burimeve nga policia në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF.

Ky i fundit në ambientet e zyrave të SHPSF së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal.