AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 21:40

FIFA lë Griezman jashtë treshes për “The Best”, shikoni si reagon Atletico Madrid

FIFA lë Griezman jashtë treshes për “The Best”,
FIFA shpalli sot tre kandidatët për “The Best”, çmimin e barasvlershëm me “Topin e Artë”, ku ra në sy mungesa e Antoine Griezman, futbollistit që fitoi “Europa League”, “Superkupën e Europës” dhe Botërorin. Institucioni më i madh i futbollit në botë zgjodhi Kristiano Ronaldon, Mohamed Salah dhe Luca Modric si kandidatë, duke hapur mjaft debatë. Pas tifozëve nuk ka vonuar edhe reagimi i Atletico Madridit, klubit ku luan francezi. Në “twitter” madrilenët kanë postuar foton e Griezman dhe shkruajnë: “Pa fjalë”.