AKTUALITET, 29 Mars 2018, 09:47

Shfrytëzonte femra për prostitucion në Itali, arrestohet në Elbasan

Shfrytëzonte femra për prostitucion në Itali, arrestohet në

Një person me qëllim ekstradimi drejt Italisë është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Gjon Maskën, i cili është dënuar me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Kapet dhe arrestohet  me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:

Gjon Glina, (alias Gjon Maska) 50 vjeç banues në Elbasan. Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë,  në Lagjen “Haxhias” Elbasan. Ky shtetas më datë 27.03.2018 është shpallur  në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Gjykata e Apelit e Romës, Itali me vendim  të datës 17.07.2009, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni” parashikuar nga neni 3 nr.4 i Kodit Penal Italian dhe neni 6, 8 Y 4  i Ligjit 75/1958”, – thuhej në njoftimin e policisë.