TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Erion Veliaj nga Bashkia Tiranë deklaroi se po zhvillonte një takim pe banorë të “Unazës së Re” për të diskutuar mbi shembjen e banesave.
Mirëpo, pas përfundimit të takimit, kanë reaguar protestuesit duke mohuar të kenë realizuar një takim me Veliajn. Ata shprehen se pjesmarrës në takim kanë qenë punonjës të administratës dhe qytetarë që kanë bërë kompromise me Veliajn.
“Gjithçka që flet Erion Veliaj janë një mashtrim i gjallë. Njerëzit që protestojnë për shtëpitë janë vetëm këtu. Pastaj pazaret e disa pseudo-banorëve janë gjë tjetër. Asnjë protestues që proteston këtu, nuk ka qenë në takim me Veliajn. Ne nuk i lëshojmë shtëpitë tona. Erion Veliaj po mashtron”, u shpreh një banor para mediave.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe deputeti Klevis Balliu, i cili pranë banorëve u shpreh,
“Ata s’janë përfaqësues të banorëve, të këtyre përfaqësuesve. Ata nuk janë banorë. Ja ku janë protestuesit. Cilët janë këto persona që ka mbledhur zotëria?!
Çështë ky mashtrim ordiner? Çështë kjo tallje me këta qytetarë? Më lejooni ti them këtij njeriu se këto qytetarë nuk merren me këto lojëra. Shtëpitë nuk prishen, me hir apo pahir do të mbrohen me gjak. Mashtrim i turshëm i djalit të llastuar, mashtrim ordiner të cilin vetëm një vemje politike si Erion Veliaj mund ta bënte”.
Banorët më tej paralajmëruan protestën masive sot në orën 17:00.