AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 15:01

Banori ia përplas në fytyrë Veliajt: Nuk kemi nevojë për lavatriçe, erdhët në pushtet me ne "shpellarët"

Banori ia përplas në fytyrë Veliajt: Nuk kemi nevojë

Një nga banorët e Unazës, që ka marrë pjesë në takimin e Erion Veliajt në Bashki, ia ka përplasur në fytyrë kryebashkiakut, tentativën për ta shndëruar të gjithë çështjen e prishjes së shtëpive, në pazar me lavatriçe dhe televizorë.

"Ne skemi nevojë as për lavatriçe, apo për "Globin" dhe atë që ka "Globin"(dyqan). Ne luftojmë, pastaj shkojmë në marrëveshje apo negociata. Unë e kam lënë një dëshmor, quhet Aleks Nika, ai shpellari me të cilin ju keni ardhur në pushtet. Ajo pronë është ndërtuar me gjak.

Ne nuk jemi për mëshirë, nuk presim mëshirë, por trajtim dinjitoz. Çfarë prisni ju, të mos vijë opozita?

Trajtimi që na keni bërë është ç'njerëzor", u shpreh banori.

Veliaj, fytyra e të cilit ndryshoi pas këtyre fjalëve, përsëriti edhe njëherë që nuk i ka quajtur protestuesit shpellarë por ka quajtur Partinë Demokratike.

/TPZ.AL/