AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 15:45

Erion Veliaj vijon teatrin dhe propagandën me banorët e Unazës së Re

Erion Veliaj vijon teatrin dhe propagandën me banorët e Unazës

Kryebashkiaku Erion Veliaj, që as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet, nga propaganda e pështirë që hedh për konsum tek shqiptarët,   vijon tentativat për të fikur protestën e banorëve të Unazës së Madhe.

Prej ditësh banorët kanë kundërshtuar planin e qeverisë për prishjen e banesave të tyre, për t'i hapur rrugë rindërtimit të Unazës së Re, me anë të një projekti të dyshimtë, ku janë tenderuar 40 milionë euro për 2.2 kilometra.

Veliaj, u shfaq ditën e sotme, me disa persona që pretendoi se janë banorë të Unazës, të cilët kanë rënë dakord për të marrë banesa sociale. Por, protestuesit që vijojnë rezistencën tek Astiri, shprehen se personat që kanë marrë pjesë në takim, nuk janë banorë, por punonjës të administratës.

Veliaj, , u bëri thirrje banorëve për të gjetur "gjuhën e përbashkët". Kujtojmë se bëhet fjalë, për të njëjtët banorë, të cilët Veliaj pak kohë më parë i quajti "shpellarë" dhe "njerëz pa rrënjë në këtë qytet".

Ndërkohë që qindra banorë vijojnë protestat kundër planit të qeverisë, Veliaj ka nisur fushatën personale, për të përçarë protestën dhe për të krijuar idenë se një pjesë e madhe e banorëve tashmë janë dorëzuar dhe do të pranojnë banesat sociale apo qiranë 3 vjeçare.

E vërteta në fakt është krejt ndryshe. Shumica e banorëve vijojnë rezistencën, ata kanë protestuar dhe vijojnë të protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre dhe kundër projektit 40 milionë euro, pa asnjë logjikë ekonomike, që qeveri po u imponon atyre dhe të gjithë banorëve të tjerë të Tiranës.

Veliaj mori si shembull një çift të moshuarish, të cilët kishin pranuar banesën sociale, sepse objektin ekzistues (një quasi kasolle), e kishin ndërtuar mbi ujrat e zeza. Veliaj tha se tashmë këta persona kanë shtëpi dhe lavatriçe apo televizorë që i ka mundësuar një biznes privat.

Por, brenda mbledhjes së kuruar me kujdes, pati një fije "rezistence", kur një prej banorëve i tha Veliajt, se qeveria i ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe se ata nuk kanë nevojë për mëshirë, por për trajtim dinjitoz.

"Ne skemi nevojë as për lavatriçe, apo për "Globin". Ne luftojmë, pastaj shkojmë në marrëveshje apo negociata. Unë e kam lënë një dëshmor, quhen Aleks Nika, ai shpellari me të cilin ju keni ardhur në pushtet. Ajo pronë është ndërtuar me gjak.Ne nuk jemi për mëshirë, nuk presim mëshirë, por trajtim dinjitoz. Çfarë prisni ju, të mos vijë opozita?

Trajtimi që na keni bërë është çnjerëzo".

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/11/27/veliaj-per-policen-qe-iu-prene-gishtat-i-shkaterruat-jeten-asnje-burre-nuk-do-te-martohet-me-te/?fbclid=IwAR1ia1Erq7xLCTDtzcAngLLymvnHAl6LEKV0aO5zcBBRMx0mVeD31ORAl_w

/TPZ.AL/