AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 14:32

'Luftë' në Athinë, tifozët e AEK armatosen me thika e flakadanë/ VIDEO

'Luftë' në Athinë, tifozët e AEK armatosen me

Sot në mbrëmje zbresin në fushë emocionet e Ligës së Kampionëve, ndërsa skuadrat janë përgatitur për të marrë maksimumin e mundshëm.

Në përballjen mes AEK-ut të Athinës dhe Ajaksit duket se situata ka precipituar ende pa nisur sfida dhe përgjegjës janë bërë tifozët e skuadrës së AEK.

Këta të fundit janë parë duke shëtitur rrugëve me flakadanë dhe me thika duke përçuar mesazh aspak të mirë për futbollin dhe kulturën e sjelljes. Siç raportojnë mediat sportive, synimi i tifozëve të “egërsuar” ishte të godisnin holandezët por edhe kundërshtarët e Panathinaikos.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë dhe pritet që stadiumi të oshtijë nga ovacione, sepse skuadra greke njihet për shpërthimin e tifozëve.