AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 13:15

Shtyhet sërish gjyqi për Marvi Mihalin, mungonte avokati

Shtyhet sërish gjyqi për Marvi Mihalin, mungonte avokati

Shtyhet sërish gjyqi për Marvi Mihalin pasi avokati mbrojtës i të pandehurve mungonte në seancën gjyqësore për arsye shëndetësore.

Gjithashtu në seancën e përcaktuar të mbahej sot munguan edhe dëshmitarët Grejsi Stermasi dhe Besim Sokolaj.

Familjarët e Marvi Mihalit përfaqësohen në gjyq nga avokati Sajmir Visha.

Ndërkohë Gjykata ka pranuar kërkesën që kanë parashtruar prindërit e Mihalit për të dhënë dëshminë e tyre.

22-vjeçari, Marvi Mihali u vra më 31 korrik të 2017 ndërkohë që prindërit e tij për më shumë se një vit enden nëpër sallat e gjyqeve në kërkim të zbardhjes së ngjarjes dhe dënimit të autorëve të saj.