AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 13:51

Unaza e Madhe/ Shehaj: Kompania që vjedh 20 mln euro u krijua 3 muaj para tenderit

Unaza e Madhe/ Shehaj: Kompania që vjedh 20 mln euro u krijua 3 muaj para

Deputeti demokrat Agron Shehaj i ka kërkuar ‘llogari’ kryeministrit Edi Rama për kompaninë që ka fituar tenderin e Unazës së Madhe.

Në një status në “Facebook” Shehaj i kërkon Ramës të thotë se kush është personi që do përfitojë 20 milionë eurot e projektit të Unazës së Re që do t’i shkojnë kompanisë guackë Dunwell Haberman.

Sipas Shehajt nëse Rama nuk përgjigjet atëherë është i saktë informacioni se pronari i kësaj kompanie është vetë kryeministri.

“Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se kush është personi që do përfitojë 20 milionë eurot e projektit të Unazës së Re që do t’i shkojnë kompanisë guackë Dunwell Haberman, e krijuar vetëm tre muaj para tenderit, pa asnjë lloj aktiviteti, pa asnjë punonjës! Nëse nuk e tregon, do të thotë se është i vërtetë informacioni se pronari i kësaj kompanie është vetë Edi Rama.

Këtu ndodhet ekstrakti zyrtar që tregon që kompania është krijuar në datën 25 qershor 2018”, shkruan Shehaj.