TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oficerët të cilët konkurruan për gradën Komisar kanë çuar në gjykata urdhrin i cili shpalli këtë konkurim të pavlefshëm me pretendimin se ishte kopjuar.
Përveç anulimit të urdhrit kërkojnë edhe anulimin e rezultatit të këtij testi.
Në datën 7 nëntor rreth 400 oficerë policie konkurruan për 130 pozicione vakante për gradën Komisar. Konkurrentët iu nënshtruan një testi quiz me alternativa, të cilat korrigjoheshin brenda ditës.
Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidate kishin marrë më shumë se 70 pikë, duke u shpallur kështu fitues.
Ky test u shpall i pavlefshëm, pas ankesave të shumta të disa prej konkurrentëve.
Ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ai që e shpalli këtë konkurrim të pavlefshëm, me pretendimin se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur dhe ishte marrë nga aplikantët para nisjes se konkurrimit.
Shpallja e këtij testi të pavlefshëm shkaktoi debat në opinion dhe nuk munguan dhe akuzat se e gjitha kjo u bë për shkak se nuk kishin fituar ata që ishte paravendosur të fitoni dhe jo se kishte pasur kopje.