TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lacio me sa duket ka mësuar si të fitojë edhe pa u sforcuar shumë dhe ka dhënë provën e radhës sot ndaj Empolit, duke e mundur 1-0 dhe duke siguruar tre pikët që i nevojiten për t’u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt në Serinë A që të çon në Ligën e Kampioneve.
Skuadrës së Thomas Strakoshës, spektator në pjesën më të madhe të ndeshjes, i ka mjaftuar penalltia e Kaisedo në fundin e pjesës së parë, kur portieri i Empolit, Provedel, bëri një gafë të rëndë duke i dhuruar topin sulmuesit të Lacios.
Më pas, bardhekaltrit administruan qetësisht situatën përballë Empolit, ku Veseli ishte titullar, që nuk kishte forca të sulmonte. Në fund, Lacio mori tre pikët që i duheshin dhe ngjitet në vendin e katërt, me 2 pikë më shumë se Milani që duket rivali më i fortë për këtë pozicion për momentin.