AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 09:05

Tragjike/ Mbërrin i vdekur në spital 14-vjeçari

Tragjike/ Mbërrin i vdekur në spital 14-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një 14-vjeçar, me inicialet P.P. ka mbërritur i vdekur në spital.

Adoleshenti është dërguar i pajetë në spital nga familjarët rreth orës 05:00, ndërsa mbeten ende mister shkaqet. Aktualisht trupi ndodhet në morg, ku pritet që të bëhet autopsia, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e vdekjes.