TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Jorida Tabaku
85% e shqiptareve refuzuan dje Edi Ramen, refuzuan farsën elektorale.
Siç e ka zakon Edi Rama beri gjithçka per te manipuluar numrin e votuesve me shpresën se do te mashtronte shqiptaret.
Por nuk ia doli dot.
Dje ne një bisede live doli blof edhe nënkryetari bashkise Mazniku ne përpjekje per te shtuar numrin e pjesëmarrëse ne degën 8.
(video me poshtë e Ben te qarte tentativën për manipulim votuesish)
• PD ka vendosur në çdo qendër votimi persona që kanë numëruar votuesit që kanë marrë pjesë në votime. Për çdo njësi, bashki dhe qark ne kemi numrin e personave që kanë marrë pjesë në votime.
• Në Tiranë, pjesëmarrja nuk shkon më shumë se sa 12-15%.
• Në KZAZ 38 kanë votuar rreth 4 mijë persona nga rreth 37 mijë votues që ka lista e zgjedhësve, një shifër shumë e vogël në raport edhe me mbi 18 mijë votues që kanë votuar herën e fundit.
• Në vitin 2015 pjesëmarrja në këtë zonë ishte 51% dhe aktualisht është 12%.
Kjo shifër u mundua te manipulohej nga zoti Mazniku por doli blof
• Dua t’i konfirmoj zotit Mazniku se shifra prej 4 mijë personash që kanë votuar në KZAZ 37 është e konfirmuar edhe nga shtabi i PS-së dhe zotit Veliaj që e kanë pranuar këtë shifër.
• Për mbi katër orë në zona qendra të caktuara votimi nuk është paraqitur asnjë person, presioni ka vazhduar të ushtrohet karshi administratës. Por duket se nuk ka funksionuar siç kishin pritur.
• Falënderoj çdo shqiptar që refuzoi të ishte pjesëmarrës në këto zgjedhje fasadë. Ato na dhanë ne të drejtë në lidhje me procesin e manipuluar dhe dëshmuan që ne kishim të drejtë që refuzuam të ishim pjesë e farsës.