TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri do të paraqesin gjetjet dhe përfundimet paraprake të monitorimit të tyre në një konferencë për shtyp, që është njoftuar se do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 15:00.
Mësohet se konferenca do të mbahet nga ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e Misionit të “ODIHR” për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), i përbërë nga 174 vëzhgues nga 33 vende, ishte i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri i angazhuar për lokalet e ditës së djeshme.