AKTUALITET, 21 Prill 2019, 14:10

Sulmi në Sri Lanka, Meta mesazh ngushëllimi: Terroristët mizorë përdorin fenë për agjendat politike

Sulmi në Sri Lanka, Meta mesazh ngushëllimi: Terroristët


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi lidhur me sulmin terrorist në Sri Lanka, ku mbetën të vdekur rreth 160 persona, e qindra të tjerë janë plagosur, si pasojë e gjashtë shpërthimeve në tri kisha dhe tre hotele luksoze, natën e Pashkëve.

“Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve”, shkruan Meta në rrjetet sociale.