AKTUALITET, 21 Prill 2019, 12:04

Pashkët, mesazhi i Papës: Më shumë shpresë dhe përballje me problemet

Pashkët, mesazhi i Papës: Më shumë shpresë dhe


Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve të krishterë në natën e Pashkëve që të mos humbin shpresën.

Në meshën e mbajtur në Vatikan në natën e Pashkëve, Papa dha mesazhin se "duhet të lutemi për mëshirë dhe nuk duhet të dorëzohemi para një deti problemesh, nuk duhet të humbim shpresën në malin e mëkateve, mosbesimit dhe frikës".

Mesha u mbajt me rastin e festimit të ringjalljes së Krishtit, që sipas besimit katolik shënon ringjalljen dhe fitoren e jetës ndaj vdekjes.

Papa në fillim të meshës parakaloi me një qiri nëpër katerdralen e madhe në Petersdom. Më pas nga një qiri ndezën edhe të tjerët.

Më në fund u ndezën edhe dritat e mëdha.