AKTUALITET, 21 Prill 2019, 13:45

Vijojnë ‘dezertimet’ nga PD-ja, cili është kandidati që do të dorëzojë në KQZ formularin

Vijojnë ‘dezertimet’ nga PD-ja, cili është kandidati


Një tjetër kandidat nga listat e PD-së ka vendosur që të marrë mandatin e deputetit.

Sipas CNA.al kandidati, Indrit Hoxha i 35-ti në listën shumë emërore të Tiranës ka konfirmuar se do të marrë mandatin e deputetit. Hoxha një prej militantëve të PD-së i angazhuar edhe me forumin rinor të demokratëve pritet të dorëzojë formularin dhe pret që KQZ t-ia japë atë.

Nuk janë të paktë deputetët e rinj që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit. Deri më tani opozita e re ka 23-deputetë, por 10 prej tyre nuk kanë pranuar që të bëjnë pjesë në asnjë prej grupeve parlamentare.

Kush janë 10 ‘rebelët’ që nuk pranojnë grupimet?

Grupi parlamentar demokrat (ende pa emër): Rudina Hajdari (kryetare); Myslim Murrizi; Korab Lita; Arben Elezi; Arlind Çarçani; Halit Jakimi dhe Alban Zeneli.

Mungon: Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi dhe Majlinda Halilaj.

Grupi i deputetëve ‘Të pavarur’: Nimet Musai (kryetar); Edlira Hyseni; Enver Roshi; Ralf Gjoni; Ediola Braha; Ylli Shehu dhe Aurora Mara.

Mungon: Lefter Koka, Eneda Koçiraj, Edmond Rrushi, Elda Hoti dhe Ambra Borova.