AKTUALITET, 21 Prill 2019, 12:19

Partia e re/ Ironia e Manjanit: Selia, godina e Kryeministrisë

Partia e re/ Ironia e Manjanit: Selia, godina e Kryeministrisë


Krijimi i partisë së re “Binda Demokratike” ka ngjallur mjaft reagime, mes tyre edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, përmes ironisë, ai na tregon edhe qëllimin e krijimit të kësaj partie, por edhe kush e financon.

Postimi i plotë:

Lajm:

Krijohet parti e re.

Quhet: Bindja Demokratike.

Përbëhet prej: Demokratësh të bindur.

Qëllimi: ti jepet edhe pak oksigjen qeverisë.

Motivi: për inat të Lulit.

Objektivi: kap ç’a t’kapësh.

Financohet nga: “sekret”

Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD.

Selia: godina e Kryeministrisë.

Programi: në hartim e sipër. ( coming soon) në varësi të situatës.

Slogani: opozitë e bindur e tigani plot.

——————

Konkluzioni:

Mirë ata që janë “bindur” nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?!

Unë mendoj se jo…