TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Byroja Federale e Hetimeve (FBI), të dielën tha se ka arrestuar Larry Hopkins, liderin e grupit të armatosur që po ndalonte imigrantët e pa pajisur me dokumente, pas kalimit të kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës.
Hopkins, 69 vjeçar, i njohur edhe si Johnny Horton, është arrestuar në Meksikën e Re, pas akuzave për armëmbajtje pa leje, deklaroi FBI.
Hopkins është “komandanti kombëtar” i UCP-së, anëtarët e së cilës janë vendosur pranë kampeve në Sunland Park që nga shkurti.
UCP e përshkruan veten si “grup patriotik” që ndihmon Patrullën e Kontrollit të Kufirit të SHBA-së të kontrollojë numrin e madh të familjeve të emigrantëve që kërkojnë azil përtej kufirit.