TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë të Lezhës, ashtu si në të gjithë botën kanë nisur mbrëmjen e së shtunës festimet e Pashkëve.
Mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e “Shën Nikollit” nga Ipeshkvi i dioqezës së Lezhës Ottavio Vitale.
Qindra besimtarë ju bashkuan këtyre festimeve duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit. Në fjalën e tij ipeshkvi Vitale tha se korrupsioni në Shqipëri është një problem mjaft i madh, ndaj vendi ndodhet në këtë situatë.
“Problemi nuk është se nuk ka punë, por është se ata që sundojnë botën nuk ndihmojnë njerëzit, për të jetuar në mënyrë dinjitoze siç kanë bërë apostujt e Jezusit. Njerëzit që janë të fuqishëm krijojnë probleme për të tjerët. Jezusi na ka mësuar lehtësi dhe kërkon lehtësi prej të gjithëve”, tha ai.
Pas meshës besimtarët e Krishterë janë drejtuar në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall.
Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikundër e tregon Beselidhja e Re.