TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëntë veta janë vrarë nga talebanët pakistanezë të cilët kanë sulmuar kampusin e një universiteti të bujqësisë në veriperëndrim të Pakistanit.
Shërbimi për media i ushtrisë tha se policia dhe trupat e armatosura i kanë vrarë të gjithë sulmuesit në Drejtorinë e Institutit të Bujqësisë, në qytetin Peshauar.
Tre ose katër sulmues janë në mesin e të vrarëve.
Talebanët pakistanezë “Tehrik-e Taliban Pakistan” e morën përgjegjësinë për sulmin.
Në dhjeor të vitit 2014, ky grup ka vrarë 134 fëmijë në Shkollën Publike Ushtarake të Peshauarit.
Talebanët pakistanezë po luftojnë për të rrëzuar qeverinë dhe për të instaluar një interpretim strikt të ligjit islam.
Ata janë të lidhur ngushtë me kryengritësit afganë talibanë.