BOTA, 29 Nëntor 2017, 11:18

Terroristi i New York-ut nuk pranon se ka kryer sulmin me kamion

Terroristi i New York-ut nuk pranon se ka kryer sulmin me kamion

Terroristi i akuzuar për vrasjen e tetë personave dhe plagosjen e 12  të tjerve  në  rrugët e New York në tetor,  ka deklaruar  se nuk është fajtor për akuzat e  vrasjes dhe për terrorizëm.

Sayfullo Saipov, i ardhur në SHBA nga Uzbekistani në vitin 2010, hyri në një gjykatën federale të martën për të marrë dënimin.

Ai  po përballet me 22 akuza për vrasje dhe terrorizëm, duke përfshirë  edhe dhënien e mbështetjes materiale të të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Saipov u arrestua menjëherë pas sulmit të 31 tetorit në Manhatan të New York-ut.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në SHBA që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Qendrën Tregtare Botërore më 2001.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që Saipov të përballet me dënimin me vdekje.