BOTA, 28 Nëntor 2017, 14:03

Gjermani, sulmohet me thikë kryebashkiaku në një restorant

Gjermani, sulmohet me thikë kryebashkiaku në një restorant

Një kryebashkiak në Gjermaninë Perëndimore i ka mbijetuar një sulmi me thikë . Andreas Hollstein, kryebashkiaku konservator i Rinit Verior i Vastalisë Altena, u qëllua me thikë në qafë në një restorant dhe u dërgua menjëherë në spital.

Shkak mendohet se është bërë politika e tij liberale ndaj emigracionit.

Dëshmitarët e cituar nga mediat gjermane thanë se sulmuesi, tani në paraburgim, ka kritikuar politikën e azilit të kryebashkiakut.

Kryebashkiaku Andreas Hollstein është pjesë e partisë së Merkel, CDU.

Altena  me rreth 17,000 banorë fitoi një çmim kombëtar në maj për integrimin e emigrantëve. Qyteti përpiqet të strehojë emigrantë në blloqe normale apartamentesh, raporton  ARD-ja gjermane.

TPZ.al

[gallery columns="1" ids="27190,27189,27188"]