TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 17 vetë janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Sipas agjensisë së lajmeve irakene, kamikazët synonin një treg të populluar në zonën Nahrawan të Bagdadit dhe aty kanë kryer sulmin.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani.
Javën e kaluar, të paktën 24 vetë u vranë dhe mbi 40 u plagosën në një bomba vetëvrasëse në qytetin verior të Irakut të Tuz Khurmatu.
Forcat irakiane, mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA, të premten e kaluar, pushtuan qytetin kufitar Rawa, qyteti i fundit i mbetur nën kontrollin e Shtetit Islamik.
TPZ.al